Krelanë me miell misri nga zonja Albana

20 Qershor 2023, 11:44

Krelanë me miell misri

Përbërësit:

  • 3 vezë
  • 200 ml vaj
  • 900 gr miell misri
  • 1 litër dhallë ose kos
  • 1 lgj sodë
  • 1 lgj pluhur pjekës
  • Kripë  
  • Gjalpë  

Përgatitja:

Rrahim vezët me vaj me një tel rrahës, shtojmë dhallën dhe e trazojmë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Shtojmë më pas miellin e misrit gradualisht, kripën, sodën e bukës dhe pluhurin pjekës. E punojmë mirë masën dhe e hedhim në një tavë të lyer me vaj të cilën më parë e kemi nxehur në furrë. E vendosim tavën të piqet në furrë në 200 gradë për 50 minuta. Pasi të jetë pjekur bëjmë shprishjen e krelanës me lugë dhe i hedhim sipër gjalpë të tretur të cilin e kemi lënë të marrë pak ngjyrë.