Krem karamel pa pjekje nga zonja Albana

30 Maj 2023, 11:40

Krem karamel pa pjekje

Përbërësit:

  • 900 ml qumësht
  • 100 gr sheqer
  • 1 të verdhë veze
  • 2 bustina vanilje
  • 90 gr niseshte
  • 50 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer për karamelizim

Përgatitja:

Tresim sheqerin me lëvizje të shpejta dhe karamelizimin e shtrojmë në një tavë. Sheqerin tjetër e përziejmë me një të verdhë veze, shtojmë qumështin, vaniljen  dhe pas përzierjes niseshtenë. Sapo masa të mpikset shtojmë gjalpin sipër krem karamelit. E lëmë të ftohet dhe më pas e vendosim në frigorifer. Kur të ftohet tërësisht e kthejmë mbrapsht dhe e konsumojmë.