Krem parfe me vanilje
Përbërësit:
- 3 të kuqe vezësh
- 3 lugë gjelle sheqer
- 250 ml pana për ëmbëlsira
- Pak vanilje
Përgatitja:
Në një tas qelqi hidhni të kuqet e vezëve, sheqerin dhe vaniljen. Rrihini me mikser për 4-5 minuta derisa masa të zbardhet dhe të fryhet. Vendoseni tasin mbi një tenxhere me ujë të nxehtë (banjomari). Uji nuk duhet të vlojë dhe fundi i tasit nuk duhet të prekë ujin. Vazhdoni ta rrihni për rreth 10 minuta, derisa masa të bëhet e trashë, e ajrosur dhe e qëndrueshme. Lëreni të ftohet plotësisht. Në një enë tjetër rrihni panën derisa të formojë maja të buta. Bashkojeni panën me masën e vezëve duke e përzier ngadalë me spatul, që të mos humbasë ajrosjen. Shtroni një enë me qese kuzhine ose film ushqimor. Hidhni kremin, nivelojeni dhe mbulojeni sipërfaqen. Vendoseni në ngrirje për të paktën 6-8 orë, idealisht gjatë gjithë natës. Shërbejeni me fruta të freskëta, salcë luleshtrydhesh, çokollatë të shkrirë, bajame, arra të pjekura, ose biskota të grimcuara.




















