Krem vanilje
Përbërësit:
- 2 kokrra vezë
- 2 fk sheqer
- 1-2 lgj niseshte
- 4 fç qumësht
- 1 fç ujë
- Vanilje
- Kanellë
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë pak ujë, vaniljen dhe niseshten. E përziejmë mirë dhe duke e përzier pak e nga pak, shtojmë qumështin e nxehtë. E vendosim në zjarr dhe e përziejmë vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të bëhet një masë kremoze. E ndajmë në tasa dhe sipër hedhim nga pak kanellë.