Krem vanilje, receta fantastike e kremit të pastiçerisë plot shije nga zonja Albana

30 Shtator, 11:38

Krem vanilje

Përbërësit:

  • 500 ml qumësht
  • 6 të verdha veze
  • 100 gr sheqer
  • 1 lugë esencë vanilje
  • Fruta të stinës / Biskota

Përgatitja:

Vendosim qumështin në vlim në një tenxhere mesatare. Rrahim të verdhat e vezëve me sheqer me një mjet elektrik me shpejtësi të lartë, derisa të përftojmë një krem të trashë e të zbardhur. I shtojmë vezët e rrahura tek qumështi dhe e lëmë në zjarr për rreth 10 minuta, duke e trazuar me një lugë druri, derisa kremi të trashet.  Heqim tenxheren nga zjarri dhe shtojmë vaniljen. E lëmë kremin të ftohet lehtë duke e mbuluar me një fije të tejdukshme që të mos formohet cipë. Sipas dëshirës kremin e servirim me pak biskota të thërrmuara ose me fruta të stinës.