Kritikat e Dumanit dhe Çelës për draftin e Kodit të ri Penal, Manja: Nuk kam koment për qëndrimet, janë të mirëpritur në tryezë

4 Shtator, 15:42 | Përditesimi: 4 Shtator, 15:42

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në përfundim të tryezës për konsultimin publik të draftit të Kodit të ri penal, është pyetur në lidhje me mos përfshirjen e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë në hartimin e draftit të Kodit Penal por edhe për lirimin me kusht të burgosurve me dënim të përjetshëm.

Ministri theksoi se nuk ka koment, por se do të ketë disa tryeza konsultimesh për pasurimin e draftit të Kodit të ri Penal dhe se edhe opinioni i drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, do të merret në konsideratë.

 

r.k./Shqiptarja.com