Kryebashkiaku në New Jersey shijon bakllavanë në festën e madhe të shqiptarëve

22 Qershor 2023, 12:13

Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga New Jersey, USA me poeteshën Arjana Gaba, për festën e shqiptarëve "Albania night out". Mes këngëve, valleve dhe gatimeve shqiptare ishte edhe kryebashkiaku i Garfield në New Jersey, Richard Rigoglioso.

Gjatë kësaj fundjave në parkun më të madh të qytetit Garfield, në New Jersey, u organizua një festë e vërtetë shqiptare, me kostume popullore, këngë e valle të traditës si dhe gatime tipike tradicionale. Shqiptarë anekënd diasporës u mblodhën bashkë në këtë festë madhështore, në të cilën nuk mungoi as kryebashkiaku i Garfield, Richard Rigoglioso, i cili madje u bë pjesë e valleve tona të traditës.