Kryeministri Rama bën homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja, shoqërohet nga ministri i ri i Drejtësisë

8 Tetor, 09:53 | Përditesimi: 8 Tetor, 09:53

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Pallatin e Kongreseve për të bërë homazhe për gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë brenda sallës së gjyqit në gjykatën e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë. Kreu i qeverisë shoqërohet nga ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.

r.k./Shqiptarja.com