‘Ku është Beleri... a s’qenka këtu!’ Berisha merr në mbrojtje ish-kryebashkiakun dhe sulmon Ramën: Shkeli çdo ligj e Kushtetutë dhe e burgosi, i hoqi mandatin si horr

24 Prill, 19:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga takimi elektoral në Sarandë, mori përsëri në mbrojtjen aleatin e tij Fredi Beleri, ish i dënuar për korrupsion gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023 në Himarë kur u zgjodh kryebashkiak nga qelia, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se e arrestoi dhe burgosi padrejtësisht.