Kuba krokante me kos nga zonja Vjollca

21 Maj 2020, 10:26

Kuba krokante me kos

Përbërësit:

Brumi

190 gr gjalp

100 gr sheqer

Sheqer vanilje

Pak kripë

4 të verdha veze

Lëkurë e 1 limoni

300 gramë miell

1 lugë caji pluhur pjekës

Mbushja e kubave

4 të bardha veze

150 gr sheqer

Sheqer vanilje

500 gr kos

500 gr salcë kosi

5 lugë gjelle ( jo me majë) miell

Përgatitja

Në një tas përziejmë gjalp, sheqer,vanilje  dhe pak kripë I përziejmë për 2-3 minuta. Shtojmë një nga një të verdhat e vezëve duke I rrahur nga 1 minutë nga njëra-tjetra. Shtojmë lëkurën e limonit dhe miellin pak nga pak dhe duke e përzjerë vazhdimisht deri sa duke e punuar të na lidhet brumi. Ndajmë brumin në 2 pjesë, njërën prej tyre e mbështjellim në celefon dhe e vendosim në frigorifer( në fresk). Gjysmën tjetër do ta ndajmë në 3 pjesë, do të mbështjellim me celefon dhe do ta vendosim në ngrirje për 30 minuta.

Gjatë kësaj kohe përgatisim mbushjen. Në një tas rrahim me rrahëse elektrike të bardhat e vezëve për 40 sekonda më pas shtojmë pak nga pak sheqerin duke mos e ndaluar rrahjen e të bardhave deri sa të na formohet një merengë e fortë

Në një tas tjetër përziejmë kosin, salcën e kosit, vaniljen, dhe 5 lugë gjelle ( të prera) me miell  i përziejmë mirë dhe shtojmë tek tasi me kos një nga një lugë merengën e vezëve duke I trazuar pak nga pak deri sa kosistenca e kosit të jetë homogjene.

Nxjerrim gjysmën e plotë të brumit dhe e hapim brumin në një madhësi 20-3- cm, e vendosim në letër pjekje në tepsi si bazën e kubave. Shtojmë mbi petën e brumit mbushjen me kos dhe të bardhat e vezëve. Nxjerrim 3 pjesët e brumit nga ngrirja dhe i vendosim në rende nga pjesa më e trashë si mbulesën e mbushjes.

Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 30 minuta. E lëmë të ftohet e presim në katrorë  dhe i servirim në pjatancë të pudrosura në sheqer pluhur.