Formulari ETIAS për të hyrë në vendet e Bashkimit Europian nga Janari i vitit 2024 bëhet i detyrueshëm. Procedura për të marrë një ETIAS është e shpejtë dhe bëhet në internet, por ka disa kërkesa dhe një kosto për ta marrë atë, ajo do kushtojë 7 euro. Miratimi për formularin pritet të jepet “brenda minutave”, për rreth 95% të aplikantëve, sipas një memo të re të lëshuar nga BE. Por koha maksimale e nevojshme për miratim mund të jetë deri në një muaj në “raste shumë të jashtëzakonshme”.
Edhe për qytetarët shqiptarë, në faqen e ETIAS (Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit), thuhet se të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë në ndonjë nga vendet e zonës Shengen do të duhet të aplikojnë dhe të marrin një formular të tillë. Vetëm Shtetasit e BE-së janë të përjashtuar dhe kanë lirinë e lëvizjes nëpër bllok.
Në studion e ‘Rreze Dielli’ flasim në lidhje me këtë procedurë dhe aplikimin e saj me avokaten Anxhela Lami.