Dr. Google ose doktori virtual, si të gjeni diagnozat në internet, sa i besueshëm është dhe si të përzgjedhim informacionet e sakta në shëndetësi
Mënyra e marrjes së informacioneve rreth shëndetit ka ndryshuar në shumë aspekte përmes revolucionit dixhital. Për shumicën e njerëzve, interneti është bërë ndalesa e parë ku ata mësojnë dhe lexojnë rreth simptomave dhe problematikave të ndryshme mjekësore. Qasja deri tek informacioni është më e lehtë dhe pa kosto, por shpeshherë kjo sjell edhe probleme, pasi jo çdo gjë që kërkojmë është faktike dhe mund të shkaktojë një impakt psikologjik mjaft madhor.
Në studion e “Rreze Dielli” inxhinieri Ermand Mertenika shprehet se nëse një person dëshiron të marrë fillimisht një infomacion në internet per problematikën e tij, është shumë e rëndësishme të dijë të kërkojë. Në “Google” ekzistojnë disa faqe globale mjaft të besueshme, të cilat krahas informacioneve, kanë edhe diskutime midis mjekëve dhe pacienteve, ku shpalosen eksperiencat e secilëve për një problem mjekësor qoftë të lehtë apo akut. Gjithsesi mënyra më e saktë për çdo lloj shqetësimi është takimi me mjekun!