A po e masni siç duhet tensionin e gjakut? Shpesh gjendemi përpara situatës kur kërkohet të kryejmë matje të presionit të gjakut në kushtet e shtëpisë. Përpara se të kryejmë këtë proces i cili në dukje është i thjeshtë, duhet të kemi parasysh disa këshilla në lidhje me momentin kur duhet të kryhet matja dhe mënyrën e saktë të realizimit. Mjeku nga Florida Ardian Kraja, përmes një lidhje skype me emisionin "Rreze Dielli" tregoi rrugën e duhur të matjes së tensionit dhe këshilloi qytetarët që matjet t'i bëjnë:
- - Para se të marrin mjekimet për presionin e gjakut
- - Të paktën dy orë pas ngrënies
- - Një orë pas konsumit të kafes apo pirjes së duhanit
- - Tridhjetë minuta pas stërvitjes
- - Pasi të jeni qetësuar dhe gjatë proçesit të mos flasin