Kulaç - Gurabije të kuqe
Përbërësit:
- 3 gota miell
- 1/2 gotë sheqer
- 1/2 gotë qumësht
- 1 kokërr vezë
- 1 fk vaj ulliri / vegjetal
- Pak sodë buke dhe kripë
- 4 lgj sheqer pluhur
- Lëng limoni
- Ngjyrues të kuq
Përgatitja:
Përziejmë miellin me sheqerin, kripën, sodën e bukës, vezën, qumështin dhe vajin. E punojmë mirë brumin dhe e hapim me okllain në tryezën e punës. Me anë të një gote realizojmë gurabije në formë rrethore. I vendosim në pjekje në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.
Sheqerin pluhur, ngjyruesin dhe lëngun e limonit i përziejmë dhe lyejmë siperfaqet e gurabijeve pasi të jenë pjekur.