Kulaç me kos nga zonja Albana

25 Tetor 2023, 11:52

Kulaç me kos

Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • 400 gr kos
  • 3 vezë
  • 1 Igj kripë
  • 1 lç sodë
  • Ujë të vakët

Përgatitja:

Vendosim miellin në një tas, shtojmë në mes të miellit vezët, kripën, sodën dhe kosin. I përziejmë mirë përbërësit dhe shtojmë ujë aq sa nevojitet për të bërë brumin e duhur. E vendosim në një tepsi të lyer me vaj ose në një letër pjekje. E lemë për pak të pushojë dhe më pas e vendosim në furrë të piqet ne temperaturën 220 gradë Celsius për 40 minuta.