Kulaç rëre, një recetë e hershme tradicionale e ëmbël nga zonja Albana

10 Janar, 12:18 | Përditesimi i fundit: 2024-01-10 12:18:25

Kulaç rëre

Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • 1 gotë sheqer
  • 3 kokrra vezë
  • 3 lgj arra të shtypura
  • Pak sodë
  • Pak ujë

Përgatitja:

Në një tas hapim miellin në mes (tek mielli kemi shtuar pak sodë buke). Hedhim vajin, sheqerin, vezët, arrat dhe i përziejmë derisa të shkrijë pak sheqeri. Pastaj i trazojmë me miellin dhe realizojmë brumin. E ndajmë në kuleçe ose e pjekim të plotë në 180°C për 20-25 minuta.