Kunguj me kefir dhe hudhër
Përbërësit:
- 3–4 kunguj të njomë
- 250 ml kefir (ose kos i holluar)
- 2–3 thelpinj hudhër
- 2–3 lugë vaj ulliri
- Kripë sipas shijes
- Kopër ose majdanoz
Përgatitja:
Kungujt lahen dhe priten në rrathë ose shkopinj. Zihen në ujë me pak kripë për 5–7 minuta (derisa të zbuten, por jo të shpërbëhen). Kullohen dhe lihen të ftohen plotësisht. Ndërkohë përgatitet salca: përzihet kefiri me hudhrën e shtypur, pak kripë dhe 1 lugë vaj ulliri. Vendosen kungujt në pjatë, sipër hidhet salca dhe në fund vaj ulliri i freskët. Sipas dëshirës shtohet kopër ose majdanoz.
Këshillat e Albanës: Nëse do shije më të fortë, skuq lehtë hudhrën në vaj ulliri dhe pastaj shtoje sipër. Nëse kefiri është shumë i hollë, shto 1 lugë kos për ta trashur.





















