Kunguj të mbushur nga zonja Albana

22 Korrik, 13:49

Kunguj të mbushur

Përbërësit:

  • 1 kg kunguj të njomë
  • 3-4 lgj vaj ulliri
  • 350 gr qepë
  • 500 gr mish i grirë
  • 400 gr domate
  • 80 gr oriz
  • Kripë, piper i zi
  • Kopër, majdanoz

Përgatitja:

Pastrojmë kungujt duke i dhënë formën që dëshirojmë (tub ose varkë). Më pas i japim një skuqje të lehtë. Pjesën e brendshme të kungujve e grijmë shumë hollë. Në një tigan të thellë kaurdisim qepën të grirë shumë hollë dhe mishin e më pas i trazojmë së bashku derisa mishi të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë orizin e domatet dhe i lëmë të ziejnë vetëm për 7-8 minuta. Rregullojmë shijen me kripë, piper e bimë aromatike dhe mbushim kungujt, të cilët i vendosim në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius për 30 minuta.