Kunguj të mbushur
Përbërësit:
- 1 kg kunguj
- 3 qepë
- 500 gr mish i grirë
- 2 lgj oriz
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 3 domate
Për salcën:
- 4 lgj salcë e koncentruar
- 1 spec i kuq
- 1 karrotë
- 3 thelpinj hudhër
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim fillimisht qepën e grirë imët, më pas shtojmë mishin e grirë, vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas dhe pak ujë. E lemë rreth 10 minuta të gatuhet dhe më pas shtojmë orizin, kripën, piperin e zi dhe salcën, produktet e së cilës i kemi kaluar në blender. Kungujve u kemi hequr pjesën e brendshme të cilën e shtojmë tek mbushja. Vendosim në tavë si bazë një shtresë me salcën e domates. Vendosim kungujt të cilët i mbushim me için e përgatitur. Vendosim mbi mbushje nga një fetë domate. Tavën e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. Sipas dëshirës, në 10 minutëshin e fundit mund të shtojmë pak djathë kaçkavall të grirë.