Kunguj të skuqur me salcë speciale me kos nga zonja Albana / Super shije!

14 Qershor, 12:14

Kunguj të skuqur me kos

Përbërësit:

  • 4 kunguj jeshil
  • 1/2 gotë niseshte
  • 1/2 gotë miell
  • Kripë, piper i zi
  • Piper i kuq
  • Vaj për skuqje
  • 1 gotë kos i trashë
  • 1 lgj majonezë
  • 1 limon
  • Majdanoz

Përgatitja:

Presim kungujt në disqe, bashkojmë miellin dhe niseshten bashkë me erëzat. I kalojmë fetat e kungujve në përzierjen dhe i skuqim në vaj. I shoqërojmë me salcë të përgatitur me kos të trashë, majonezë, lëng limoni dhe pak majdanoz të grirë imët.