Kungull i pjekur me arra dhe sheqer nga zonja Albana

16 Tetor 2023, 12:28

Kungull i pjekur me arra dhe sheqer

Përbërësit:

  • 1 kg kungull dimri
  • 300 ml ujë
  • Sheqer sipas preferencës
  • Arra të thërrmuara

Përgatitja:

Presim kungullin në copa mesatare, largojmë farat dhe e vendosim në një tavë me sheqer, arra të thërmuara dhe ujë. E mbulojmë me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 1 orë.