Kungulleshka të mbushura me salcë beshamel nga zonja Albana

11 Qershor, 11:09 | Përditesimi: 11 Qershor, 11:09

Kungulleshka të mbushura me salcë beshamel

Përbërësit:

  • 8–10 kungulleshka të njoma
  • 250 gr mish i grirë
  • 1 filxhan kafeje oriz
  • 2–3 qepë mesatare
  • Kripë, piper, kopër

Për salcën beshamel:

  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2–3 filxhanë çaji qumësht
  • 2 filxhanë çaji lëng perimesh
  • 2 vezë
  • Pak lëng limoni
  • Kripë, piper
  • Kopër e freskët

Përgatitja:

Lajini kungulleshkat dhe zbrazini nga mesi duke krijuar hapësirë për mbushjen. Përzieni mishin e grirë me qepët e grira hollë, orizin gjysmë të zier, koprën, kripën dhe piperin. Mbushni kungulleshkat me këtë masë. Vendosini në tenxhere, shtoni pak kripë dhe lëng mishi ose ujë sa të mbulohen pjesërisht. Ziejini në zjarr të ulët për 30–40 minuta. Ndërkohë përgatisni salcën beshamel. Shkrini gjalpin dhe kaurdisni miellin lehtë. Shtoni qumështin dhe lëngun e kungulleshkave duke i përzier vazhdimisht. Ziejeni 2–3 minuta derisa të trashet. Më pas hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet pak dhe shtoni vezët e rrahura me lëng limoni. Rregulloni shijen me kripë, piper dhe kopër. Vendosini kungulleshkat në pjatë, mbulojini me salcën beshamel dhe spërkatini me kopër të grirë hollë. Ose mund ta përgatisni në një variant më të lehtë duke i mbushur kungujt, vendosini në tavë, sipër beshamelin dhe direkt në furrë për t’u pjekur.

MC/Shqiptarja.com