Kur mentaliteti vret ëndrra, historia e trishtë e vajzës nga komuniteti Egjiptian

13 Korrik 2020, 11:45 | Përditesimi i fundit: 2020-07-16 09:11:48

Pengesat e jetës janë të ndryshme për këdo, kështu është edhe rasti I dy vajzave të reja, Anxhelina Mila dhe Samanta Dule, të cilat i përkasin komunitetit egjiptian. Ato kanë hasur mjaft vështirësi në jetën e tyre për të arritur aty ku janë sot, që nga paragjykimet e shumë personave dhe deri tek vështirësitë financiare. 

Samanta Dule është sot 25 vjeçe, gjatë kësaj kohe ajo ka përjetuar mjaft dhimbje dhe trishtim, por ka gjetur forcën për të ecur përpara:

‘’ Duke qenë se unë vij nga një qytet I vogël, mentaliteti aty I mbyt njerëzit, dhe një ndër sfidat që unë kam pasur kur kam qenë në Cërrik, ka qenë pikërisht kjo gjë, sepse njerëzit aty e njohin njëri-tjetrin dhe të gjykojnë për cdo gjë, dhe në rrethin që unë dhe familja ime, dhe cdo person tjetër që më rrethonte e njohin shumë mirë këtë problematikë, por shpesh të inkurajojnë që të ecësh përpara por nuk e ke mbështetjen e duhur. Unë kam pasur mundësinë që të rrethohem nga njerëz të cilët më kanë inkurajuar shumë që ta vazhdoja shkollën, ndoshta familjarët e mi të afërt nuk kanë qenë shumë mbështetës, dhe ata e kanë pasur këtë problem që unë të arsimohem dhe të dilja e pavaruar. Por që kanë qenë shumë sfida, por kam qenë shumë këmbëngulëse për ta vazhduar, që e vogël, kam qenë më idenë që duhet të sjell një ndryshim dhe nuk jam person që pranoj  këto kufizime…Familja ime bazë, mami, babi, motra dhe vëllai, nuk është se kanë pasur këtë por kanë pasur këtë pjesën e paragjykimeve,  sepse aty të vret shumë mentaliteti, dhe opinion I të tjerëve…. Unë mund të them këtë pjesën që më është dashur të kaloj shumë ujëra, për të dal këtu ku jam, për të dal në breg dhe për të qenë kjo që jam. Kanë qenë ujëra shumë të fortë në jetën time. Ka qenë një fëmijëri që shpesh ka mundur veten, një psikologj shumë e rënduar, e rrethuar nga varfëri, ndonjëherë nga fakti I dhunës. Nga një familje që nuk ka pasur një komunikim’’ shprehet ajo për disa nga sfidat që ka kaluar në jetë.