Kur një minutë heshtje bëhet ‘një m*t’/ Gafa e Berishës teksa shprehte ngushëllimet për Papa Françeskun

21 Prill 2025, 12:53 | Përditesimi: 21 Prill 2025, 12:53

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një gafë ditën e sotme kur ka nisur ngushëllimin për shuarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Berisha ka ngatërruar fjalët fjalët gjatë ngushëllimit në takimin e Pukës.

“Ju ftoj të nderojmë me një m*t, me një minutë heshtje një burrë të madh të njerëzimit dhe një mik të shquar për kombin shqiptar, Papa Françeskun i cili u nda sot nga jeta. Krishtërimi mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur një kollos të mendimit, të besimit te Zoti por edhe të dashurisë dhe respektit për njëriun.”-tha Berisha. 

r.k./Shqiptarja.com