Kush do mbajë bravat?

14 Dhjetor 2021, 07:22

Më 18 dhjetor, Partia Demokratike do të mbajë vetëm referendumin për ratifikimin e vendimit për shkarkimin e Lulzim Bashës, por Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryedemokrati nuk do të mbahet. Kështu ka deklaruar deputeti Tritan Shehu në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv’. Për politologun Ilir Kalemaj çarja në PD është kaq e madhe sa fundi është vetëm krijimi i 2 partive. I ftuar në emisionin "5 pyetjet' të gazetarit Ilir Babaramo, Kalemaj tha se nuk është ccudi që në zgjedhjet e ardhshme të kemi 2 subjekte.