U nis nga Vunoi drejt Sarandës për dërguar porosinë tek xhaxhai, që i dha nëna, por Gentian Muça u zhduk papritur në fund të dhjetorit të vitit 1991. Një muaj më pas, në familje mbërrin me postë një letër, ku shkruhej se ishte Gentjani Muca dhe se ndodhej në Janinë. Në letër sqarohej se ishte nisur nga Saranda dhe kishte mbërritur në janinë shëndosh e mirë. Ai ishte ndihmuar nga një ushtar, por emrin e tij nuk e bënte të ditur. Një 13-vjecar në atë kohë, Gentjani e kishte shprehur edhe më parë se donte të emigronte drejt Greqisë. Djali nga Himara ishte rritur nga tezja e tij në Durrës, pas divorcit të prindërve. Në prag të festave të fundvitit kishte shkuar tek nëna në Vuno, për të festuar sëbashku Vitin e Ri, por pa mundur të darkojë në natën e ndërrimiit të viteve. Me mbërritjen e asaj letre lindën dhe dyshimet e para, se shkrimi në ato pak rreshta nuk ishte i Gentjanit. Në vit më pas pas asnjë informacion, familja nis kërkimet intensive. Fillimisht përmes valëve të radio Tiranës, nga ku mbërriti një tjetër letër. Një person me emrin Dashamir Pepa, kishte lënë shënim një numër telefoni grek dhe kërkontë që familja e Gentjanit ta telefononte. Tentativës për t’u lidhur me këtë person, nga ai numër iu përgjigj një shtetase greke. Ajo u tha se personi në fjalë që në Greqi njihej me emrin Tasho, nuk ndodhej atë periudhë aty, pasi punonte me sezone si coban. Familja nuk mundi të lidhej kurrë me Dashamirin, i cili mesa dukej kërkonte të njoftonte dicka lidhur me fatin e Gentjanit të humbur. Në Greqi kërkimet nisën dhe nga babai biologjik, i cili ishte divorcuar me nënën dhe kishte ndërtuar një jetë të re. Një dritë shprese ndizet për Gentjanin, kur nga emigrantët shqiptar në Greqi, babai mëson nga shokët e Gentjanit se ai shkonte cdo natë në një club nate në Kretë. Pronari grek gjithashtu pohoi të njëjtën gje, se të birin e kishte. I rritur nga tezja, mesa dukej mëritë e vjetra me babain bënë që Gentjani të mos shfaqej më në atë ambjent që frekuentohej prej tij vazhdimisht. Sapo kishte kuptuar që i ati e kërkonte ai ishte zhdukur sërish. Në studion e emisonit ’Pa Gjurmë’ në kërkim të Gentjan Mucës është tezja e tij, pasi nëna e sëmurë e ka të pamundur të jetë në studio. 43-vjecari ka edhe një motër, e cila u rrit me babain. Ky i fundit ka ndërruar jetë një vit më parë, me peshën e humbjes së të birit por dhe me peshën e fajit që s’mundi të ishte për të babai që Gentjani kishte dashur.
Kush është i mituri që mbeti i vetëm në shtëpi pas divorcit të prindërve?
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Zhdukja e permetarit, i vëllai tregon detajet: Shokët nuk na treguan asgjë, dyshojmë se…
23 Korrik, 18:30 -
U largua me të dashurin pa lënë adresë/Motra: E dimë ku ndodhet,por s’dimë pse nuk na flet
22 Korrik, 20:06 -
Pa Gjurme-‘E vodhën duke e mashtruar, vëllai më pas u zhduk’/ Dëshmitari flet LIVE, zbulohet… (19.07.2024)
19 Korrik, 18:33 -
Pa Gjurme-‘Më kërkoi ndihmë,s’dinte se ku ndodhej’/Familja merr dëshminë e parë:E takova dhe më tha…(18.07.2024)
18 Korrik, 19:05 -
Pa Gjurme-Abuzimi ndaj 24 vjeçares,PËRBALLJA me kushëririn/E reja zbulon emrin,nëna shpërthen në lot (17.07.2024)
17 Korrik, 20:02 -
Pa Gjurme- Në kërkim të Fran Markut, misteri i zhdukjes së 38-vjeçarit nga Shkodra (16.07.2024)
16 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme-E trishtë/Një endërr e prerë gjysëm,flet 23-vjeçari:Nuk e harroj, hapa sytë dhe mësova se… (15.07.2024)
15 Korrik, 18:53 -
Në burg për përdhunimin e të resë, fëmijët e 63-vjeçarit kërkojnë drejtësi:Të bëhet ADN-ja
12 Korrik, 18:28 -
1 vit pas zhd*kjes, i riu hap telefonin/ Familja: Një femër u pergjigj, mësuam se…
11 Korrik, 18:54 -
Zbulohen gjurmët në Spanjë 1 vit pas zhdukjes së të riut/VIDEO E PLOTË E DËSHMITARIT
10 Korrik, 18:41 -
I martuar, italiani dashurohet me shqiptaren/ Mbesa: Kërkoj ‘pengun’ e gjyshit në Shqipëri
9 Korrik, 18:20 -
Këngëtari beratas zhd*ket pas divorcit,i vëllai: Fëmijët e kishin lënë në rrugë,dyshoj se…
8 Korrik, 18:53 -
Pa Gjurme-Djemtë s’i duan, kërkojnë largimin e prindërve/Të moshuarit: Prania jonë i shqetëson ndaj…
5 Korrik, 19:53 -
Pa Gjurme-Zhdukja e këngëtarit Renato Hamza/Dyshimet mbi vr*sjen, flet nëna:Trupi është varr pa emër (04.07.2024)
4 Korrik, 19:12 -
Pa Gjurme- Zhdukja e 26-vjeçarit nga Korça, flet vëllai: Më telefonuan anonim, kemi frikë se… (03.07.2024)
3 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme- Ëndrra për t’u bërë prindër, çifti nga Durrësi: Mjekët na zhytën në borxhe nuk dorëzohemi (02.07.2024)
2 Korrik, 19:59 -
Gruaja e braktisi për një tjetër, zhduket burri/Prek babai: Më la porosi tre fëmijët dhe…
28 Qershor, 18:49 -
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
27 Qershor, 18:55 -
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 18:33 -
E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë
24 Qershor, 19:11