Kuvend/ Alibeaj: Në Konferencën e Kryetarëve nuk kemi rënë dakord për këtë rend dite, pse ky nxitim për të kaluar gjithë këto projektligje?

21 Dhjetor 2022, 17:04

Kreu i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj thotë se nuk kanë rënë dakord në Konferencën e Kryetarëve për rendin e ditës që do të zhvillohet sot dhe nesër në Kuvend. Alibeaj tha se nuk kanë rënë dakord pasi ka një numër të lartë projektligjesh që pritet të kalojnë dhe sipas tij deputetët duhet të njihen me të gjitha projektligjet. Alibeaj theksoi se nuk janë dakord me rendin e ditës pasi PS po kërkon t’i kalojë projektligjet me një shpejtësi që nuk shpjegohet.