La burrin dhe e tradhtoi me të vëllanë, plas skandali në studion e 'Pa Gjurmë' mes ish-vjehrrës dhe nuses

6 Tetor 2020, 18:29

26-vjecarja nga Burreli thotë se u dëbua nga shtëpia e bashkëshortit në Librazhd, bashkë me dy fëmijët binjakë, nga ish-vjehrra, ndërsa djalin e madh 8-vjecar ia morën. 

 ‘Ai më akuzon mua se e kam tradhëtuar me vëllain e tij, Viktorin. Madje ai dyshon se edhe binjakët i kam me vëllain e tij. Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Drejtësia le të vendosë. Unë jam gati të bëhen analizat e AND-së, për të vërtetuar këtë gjë. Ka qenë vjehrra ajo që ka njoftuar Ibrahimin se unë kam shkuar me djalin tjetër. Por kjo nuk është e vërtetë’,- sqaron ish-nusja.

Në një lidhje telefonike ish-vjehrra, Fatime Mema hedh poshtë cdo fjalë të thënë nga ish-nusja në studio, se është ajo shkaktarja e ndarjes së ciftit. Ajo lëshon live akuzën e rëndë, atë se ish-nusen e ka ‘kapur mat’ me djalin tjetër.

Ish-Vjehrra: Është në gjyq ajo me djalin tim. Ata e dinë vetë. 
Odeta Dume: Ju e akuzoni nusen se ka patur marrëdhënie intime me djalin tjetër ?
Ish-Vjehrra: Nëse e ka bërë e di vetë ajo. Le të flaës vetë ajo. Ta the unë ty. Ishte ora 12 e natës. Ai ishte ngjitur në katin e dytë. Cuni ishte i pirë dhe i gjeta të dy bashkë. I gjeta të përqafuar. Djali i vogël 8 vjec në dhomë përkundte binjakët, se po qanin.
Ish-Nusja: Nuk është e vërtetë
Ish-Vjehrra: Është e vërtetë që c’ke me të
Odeta Dume: Ku ishte djali tjetër Ibrahimi?
Ish-Vjehrra: Ishte në Mal të Zi
Ish-Nusja: Jo ka qenë në Librazhd, me gruan tjetër
Ish-Vjehrra: Jo 
Ish-Nusja: E di unë, që të ka bërë dhurata ajo. Të vinte mirë kur merrje dhurata nga ajo
Ish-Vjehrra: I thashë t’i mari binjakët të vij tek unë.
Odeta Dume: Po ajo nuk mund të jetojë vetëm me ju. Është e re 26 vjece
Ish-Vjehrra: Epo, burr nuk i gjej unë 
Ish-Nusja: Vetëm djalin dua. Asgjë tjetër nuk i dua atij. Do vazhdoj jetën me tre fëmijët e mi.