Lakror me oriz dhe mish shelegu, recetë tradite
1 pako peta të gatshme
1 kg mish tul
3 kokrra qepë
2 gota uji oriz
4 vezë
4 lgj vaj ulliri
4 lgj gjalpë të tretur
Kripë, piper i zi
Në tenxhere vendosim vaj ulliri dhe kaurdisim qepët e grira. Shtojmë thelat e mishit, të cilat i kemi prerë të vogla si edhe kripën. Pasi mishi të ketë zjerë shtojmë orizin. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë vezët e rrahura. Petët e lakrorit i hapim në tepsi. Në çdo 2 petë shtojmë vaj dhe mbushje sikurse dhe e spërkasim në piper. E vendosim lakrorin të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.