Lakror me pulë dhe oriz ( Tradita Çame) nga zonja Vjollca

26 Nëntor 2020, 10:55

Lakror me pulë dhe oriz ( Tradita Çame)

Brumi

400 gr miell ( Teuta)

200 ml ujë

1 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Mbushja

1 pulë

2 qepë

2 gota oriz ( Gold)

1 filxhan çaji vaj

kripë dhe piper të zi

1 lugë çaji nenexhik

2 vezë

4 gota lëng nga pula e zierë

Përgatitja:

Në një tepsi përziejmë përbërësit e brumit mielli, kripë, vaj, ujë dhe formojmë një brumë të lidhur e ndajmë në 3-4 kulaçë të plotë dhe e lëmë brumin të vijë mbuluar me picetën për 20-25 minuta. Ndërkohë kaurdisim qepën sat ë zverdhet pak po ashtu dhe copat e pulës në një tigan tjetër I bashkojmë në një tenxhere shtojmë ujë të valuar dhe e lëmë të ziejnë për 30 minuta dhe kripë. Ndërkohë shpëlajmë orizin dhe e lëmë 10-15 minuta në leujë të ngrohtë. Hapim petët 3 copë dhe I vendosim në një tepsi të lyer me vaj duke I spërkatur në cdo petë me vaj ulliri.

Kullojmë orizin e vendosim në një tas shtojmë në të 3-4 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe nenexhik. Shpërndajmë orizin në të gjtihë sipërfaqen dhe vendosim copat e pulës në formë rrethore në anët e tepsisë duke e lënë qëndroren vetëm me oriz, Mbulojmë copat e pulës me anët e petëve,spërkatim në sipërfaqe me vaj vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në 200 gradë Celsius për 5-7 minuta. Më pas e nxjerrim nga furra dhe shtojmë 3 gota e gjysëm nga lëngu I pulës e vendosim tavën në furrë për 15 minuta e nxjerrim ëm pas ndërkohë kemi rrahur 2 vezë dhe ½ gotë lëng pule dhe e perziejmë me vezët, shtpjmë në qendër të lakrorit e vendpsim përsëri në furrë dhe për 15 minuta të tjera dhe gjtihcka gati për tu servirur.