Lakuriqi i Shkodrës - Ëmbëlsirë me kungull të verdhë nga zonja Albana

6 Tetor 2023, 12:11

Lakuriqi i Shkodrës - Ëmbëlsirë me kungull të verdhë

Përbërësit:

  • 1 kg tul kungulli të verdhë
  • 4 vezë
  • 200 gr sheqer
  • 200 ml qumësht
  • 400 gr miell
  • 1 lç pluhur pjekës
  • 150 ml yndyrë

Përgatitja:

Grijmë në rende kungullin e verdhë, e vendosim në një tas dhe nëse ka lëngje e kullojmë. Rrahim vezët me sheqerin, vajin dhe qumështin dhe më pas shtojmë miellin e trazuar me pluhurin pjekës. Evendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë, e nivelojmë mirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.