Letra që babai më la pas vdekjes zbuloi sekretin tim/53-vjecarja mëson të vërtetën braktisi familjen

26 Shkurt 2021, 18:03

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Në moshën 7-vjecare mësoi se nuk ishte fëmija i tyre. Suzana Subashi vjen në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në kërkim të nënës biologjike. 53-vjecarja u rrit në fshatin Zgërdhesh të Krujës nga cifti Sanie dhe Sejfulla Seferi, të cilët ishin prindër edhe të 6 fëmijëve të tjerë. Vajza që u bë pjesë e familjes së madhe me shumë anëtarë gjithnjë e ka vuajtur diferencën mes vëllezërve dhe motrave, pasi i ka munguar dashuria dhe ngrohtësia e familjes. Një histori si në përralla, ajo ishte Hirushja e cila trajtohej si një shërbëtore në familjen Seferi. Ndjehej e huaj në atë familje, dhe kërkonte gjithnjë një rrugëzgjidhje për fatin e saj. Suzana është në kërkim të nënës që e solli në jetë 53 vite më parë, më 27 prill të vitit 1967.’Unë kam lindur më 27 prill të vitit 1867. Kam kërkuar në familje të mësoj të vërtetën. Ata nuk më treguan kurrë. Shumë kam dëgjuar rreth historisë sime prej fqinjëve, se më kishte gjetur babai dhe më mori në atë shtëpi. Një tjetër variant se, dikush më la në atë shtëpi që të më merrte më vonë sërish, por që kjo gjë nuk ndodhi. Edhe kur u rritëm, motra me të cilën kam thuajse të njëtën moshë, më largonte duke u thënë shoqeve të mia se unë nuk jam motra e saj, por se vetëm isha rritur tek ata. Mundohesha të shmangesha nga të tilla situate, se më bënin të ndihesha keq. Përbrenda ndieja vetëm dëshpërim dhe derdhja lot’.Prej 13 vitesh nuk ka asnjë komunikim me familjen që e rriti. Ka mbyllur një kapitull dhe ka hapur një tjetër, ndërsa është në kërkim të nënës biologjike. Dhembja e ka bërë të forte, por 53-vjeçarja tregon e dëshpëruar për letrën që babai la, para se të ndërronte jetë, një letër ku fshihej e e gjithë e vërteta. ’I kam bërë pyetjen prindërve që më rritën, për të më treguar të vërtetën, por ata nuk ma më kthenin përgjigje. Babai e kishte një peng, ai u nda nga kjo jetë duke më mbajtur një të fshehtë. Më thonte se nuk ndahem nga kjo jetë pa të ta treguar. Ai kërkoi një letër për të shkruajtur, pak para se të ndërronte jetë. Ajo letër që fshehu të vërtetën u zhduk dhe unë nuk e lexova dot kurrë. Babai fatkeqësisht mbylli sytë përgjithnjë. Me nënën që më rriti nuk kam më asnjë kontakt. Nuk e di nëse jeton apo është nadrë nga kjo jetë. Nuk kam shkelur në atë shtëpi që prej 13 vitesh, sepse u largova për të zbuluar të vërtetën e jetës sime. Ata bënë presion, duke më kërkuar një firmë në këmbim të plotësimit të dëshirës, për të njohur nënën bioligje. Unë atë firmë nuk e dhashë firmën, ndaj sot nuk kam kontakte me ta. Në trungun familjar ekzistojnë emrat e gjashtë fëmijëve, ndërsa emri im nuk figuron. Iu kam kërkuar edhe motrave të më ndihmojnë, por ato nuk I kam patur kurrë mbështetje, ndaj u drejtova në emisionin tuaj, për të gjetur këtë të vërtetë që më është mohur prej kaq vitesh’. Prej 21 vitesh Suzana është e martuar me Ismail Subashin nga Kamza, me të cilin ka një djalë 18 vjec. Asnjë kujtim nuk ruan nga ajo fëmijëri e vështirë, pasi familjarët ia hodhën në zjarr cdo foto. Ajo është në kërkim të një të vërtete të cilën familja birësuese nuk ia tha kurrë. Një pyetje ia ka bërë gjithnjë vetes, pse i gjithë ky mllef ndaj saj ?