Limonadë me lëng limoni nga zonja Albana

11 Qershor, 11:02 | Përditesimi: 11 Qershor, 11:02

Limonadë me lëng limoni

Përbërësit:

  • 2–3 limona mesatarë
  • 1 gotë sheqer
  • 3–4 gota ujë
  • Gjethe menteje

Përgatitja:

Zieni ujin me sheqerin derisa të shkrihet plotësisht sheqeri. Lëreni të ftohet. Shtrydhni limonat dhe kullojeni lëngun. Përziejeni lëngun e limonit me ujin e ëmbëlsuar. Hidheni në gota dhe shtoni nga një fetë limoni për zbukurim. Që limonët të japin sa më shumë lëng, para se t’i shtrydhni vendosini në ujë të vakët për rreth 5 minuta.

MC/Shqiptarja.com