Liria e shtypit sipas Sali Berishës?! Kërcënon hapur pronarin e medias në Tiranë: Kujdes me linjën editoriale se do kesh pasoja serioze

2 Dhjetor 2022, 21:11 | Përditesimi i fundit: 2022-12-02 21:13:05

Sali Berisha vijon të konfirmojë në çdo dalje vetveten. E sotmja ka qenë dita e kërcënimeve për të. Pasi ka vijuar me kërcënimet për ambasadorit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, 2 vende që e kanë shpallur ‘non grata’, Berisha sot ripërsëriti historinë e vjetër të kërcënimit të mediave, që nuk ‘respektojnë linjën editoriale që ai do’.