Llokume me petale trëndafili nga zonja Albana

21 Qershor 2023, 12:12

Llokume trëndafili

Përbërësit:

  • 500 gr sheqer kristal
  • 700 ml ujë
  • 150 gr niseshte
  • 20 ml ujë trëndafili
  • 1 lç limontoz
  • ½ lç ngjyrues
  • 100 gr sheqer pluhur

Përgatitja:

Në një tenxhere në zjarr të lartë vendosim 500 ml ujë, sheqerin dhe limontozin. I lëmë 5 minuta sa të tretet sheqeri. Ndërkohë në një enë tjetër tresim niseshten me 200 ml ujë. Ulim nxehtësinë e sobës dhe e shtojmë niseshten tek uji me sheqer dhe limontoz. E trazojmë derisa të marrë një ngjyrë të artë. Shtojmë lëngun e trëndafilave dhe ngjyruesin duke e përzier.

Në një tavë vendosim një letër pjekje dhe hedhim masën e përgatitur të llokumeve. E lëmë të ftohet plotësisht, e presim në kubikë dhe i vendosim në një vend të pudrosur me sheqer pluhur dhe niseshte. Më pas llokumet i spërkasim sërish me sheqer dhe niseshte të përzier.