Luan Baçi në ‘Pa Protokoll’: Basha nuk ka kuorum për Kuvendin, edhe në korrik nuk e kishte, gënjyem të gjithë bashkë me mua

17 Dhjetor 2021, 22:43

Pak orë na ndajnë nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha, por deputeti i PD-së, Luan Baçi thotë në Report Tv se kryedemokrati nuk e ka plotësuar kuorumin e nevojshëm. Baçi u shpreh se Basha nuk e kishte kuorumin as në kuvendin e 17 korrikut, pasi morën pjesë 1700 delegatë nga 3801 që duhet të ishin të pranishëm për të aprovuar ndryshimet në statut.