Lufta kundër krimit/ Manja prezanton rekomandimet e qeverisë: Nevojiten struktura të specializuara për çështje komplekse! Dumani: Disa prej tyre subjektive, të vështira për t’u zbatuar

19 Maj 2025, 12:35 | Përditesimi: 19 Maj 2025, 12:35

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, prezantoi sot në Prokurorinë e Përgjithshme paketën me tetë rekomandime të qeverisë për forcimin e luftës kundër krimit dhe rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë penale. Në qendër të tyre ishin nxitja e bashkëpunimit ndërinstitucional, rritja e hetimeve për luftën kundër krimit dhe narkotikëve dhe përdorimi i metodave moderne si inteligjenca artificiale në hetim.

I.M/Shqiptarja.com