Në studion e Rreze Dielli në një lidhje skype nga Italia me Mentie Ruci, vajza nga Peshkopia me stilin unik të qëndisjes në gjethe duke gërshetuar natyrën me perin në punime vërtetë mahnitëse…
Mentie Ruci vajza nga Peshkopia që jeton në Itali, tregon se pasionin për qëndisjen e ka të trashëguar nga familja e saj, e cila vazhdon akoma të bëjë punime me penj si triko e çorape. Ajo thotë se ka patur gjithmonë një lidhje të veçantë me gjethet dhe natyrën në përgjithësi. 'Qëndisja në gjethe ka nisur rastësisht në fillim duke shkruajtur fjalë motivuese, rezultati më pëlqeu aq shumë sa nuk ndalova më, kështu bëra së bashku artin dhe natyrën' shprehet ajo. Prej kohësh punët e Menties të postuara në rrjete sociale kanë marrë shumë popullaritet, për shkak të stilit unik të gërshetimit të natyrës me perin.