Makarona me krem kungulli
Përbërësit:
- 300 g makarona
- 4 kunguj të vegjël
- 1 thelpi hudhër
- Vaj ulliri
- Kripë dhe piper
- Mente e freskët
- Krem djathi
- Ujë nga makaronat nëse duhet për salcën
Përgatitja:
Vendosim ujin për të zier makaronat. Në tigan kaurdisim me vaj ulliri hudhrën dhe kungujt e prerë në copa të vogla. Sapo te zbuten i bluajmë në mikser me kremin e djathit, menten, kripë dhe piper. Ziejmë makaronat, i kullojmë dhe i bashkojmë me kremin e kungujve.




















