Makarona me spinaq

15 Dhjetor 2020, 10:46

Makarona me spinaq

Përbërësit:

120 gr spinaq baby

 20 gr borzilok

 50 gr arra

 6 lugë gjelle vaj ulliri

 Lëkura dhe lëngu i një limoni

  2 thelpinj hudhër

  Kripë dhe piper

disa pomodorini (për zbukurime)

Djathë kaçkavall të grirë

Përgatitja:

Pasi kemi zier makaronat i kullojmë nga uji dhe i lëmë të ftohen pak. Ndërkohë kalojmë në tigan arrat në temperaturë jo shumë të lartë që të marrin një faqe. Shtojmë në blender spinaqin me disa lugë vaj ulliri duke miksuar që të ulet volumi. Shtojmë borzilokun, hudhrën e prerë, lëkurë dhe lëng i një limoni, kripë e pipër dhe miksojmë derisa masa të bëhet si salcë. Në fund shtojmë arrat dhe pak më shumë vaj ulliri nëse e duam peston me kremoz.

Zbukurojmë në pjatë në djathë të bardhë dhe pomodorini.