Gjellë me qepë dhe mish nga zonja Albana, plot shije

16 Dhjetor, 11:24 | Përditesimi: 16 Dhjetor, 11:24

Gjellë me qepë dhe mish

Përbërësit:

  • 3 qepë të mëdha
  • 3 thelpinj hudhër
  • 4 racione mish sipas dëshirës
  • 2 lugë gjelle uthull
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle salcë domate
  • Piper i kuq, piper i zi
  • Kripë, rigon

Përgatitja:

Në një tenxhere me pak vaj, kaurdisim mishin derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë kripë e piper. Shtojmë qepët e prera hollë dhe hudhrën, i kaurdisim derisa të zbuten dhe fillojnë të marrin ngjyrë. Hedhim pak miell, e kaurdisim, më pas shtojmë salcën e domates duke e përzier mirë. Në fund shtojmë uthullën, rigonin dhe pak ujë të ngrohtë sa të mbulohet masa. E hedhim në tavë dhe e pjekim në furrë në 180°C për rreth 45–60 minuta, derisa të formohet një kore e kuqërremtë dhe salca të trashet.

MC/Shqiptarja.com