Sufle festive me makarona dhe gjeldeti
Përbërësit:
Për suflenë me makarona:
- 500 gr makarona të vogla (1 pako)
- 8 feta gjeldeti i tymosur
- 270 gr djathë i verdhë i grirë
- 120 gr djathë i bardhë
- ½ spec i kuq i grirë imët
- 1–2 lugë gjelle vaj ulliri
- Piper i zi i sapobluar
Për beshamelën:
- 600 ml qumësht
- 1 vezë
- 4 lgj niseshte misri
- 1 lugë gjelle gjalpë
- Kripë, piper i zi
- Pak arrë moskat
- 70 gr djathë kaçkavall
Përgatitja:
Ziejini makaronat në ujë të bollshëm me kripë, 1–2 minuta më pak nga koha e treguar në paketim, që të mbeten al dente. Kullojini dhe kalojini në një enë të madhe. Tek makaronat e ngrohta shtoni specin e kuq, gjeldetin e tymosur, djathin gouda, djathin e bardhë, vajin e ullirit dhe piperin. Përziejini mirë që përbërësit të shpërndahen në mënyrë të njëtrajtshme. Vendosini në një tavë të lyer me pak vaj. Në një tenxhere përzieni qumështin me vezën duke përdorur tel kuzhine. Shtoni kripë, piper dhe arrë moskat. Vendoseni në zjarr mesatar dhe sapo të ngrohet, shtoni niseshtenë (mund ta tretni paraprakisht në pak qumësht të ftohtë). Përziejini vazhdimisht derisa kremi të trashet dhe të bëhet i butë. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni gjalpin. Përziejini derisa të shkrihet dhe beshameli të marrë shkëlqim. Hidhni beshamelën mbi makaronat në tavë, duke u siguruar që të depërtojë edhe mes tyre. Sipër spërkatni djathin gouda për kore. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për 30–40 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë. Nëse dëshironi, në fund mund ta rrisni pak temperaturën për një kore më të theksuar.





















