Qofte me kungull, pak përbërës e shumë shije nga zonja Albana

17 Dhjetor, 11:13 | Përditesimi: 17 Dhjetor, 11:13

Qofte me kungull

Përbërësit:

  • 2 kunguj
  • 1 karrotë
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 vezë
  • 4 lugë gjelle miell
  • 1 majë luge sodë buke
  • Kripë, piper i zi
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Grijmë kungujt në rende dhe i shtrydhim mirë nga uji i tepërt. Grijmë gjithashtu karrotën dhe qepën shumë imët, dhe i shtojmë te kungulli. Shtojmë hudhrat e shtypura, vezët, kripën dhe piperin. Përziejmë mirë masën. Shtojmë miellin e përzier me sodën e bukës dhe e trazojmë derisa të formohet një masë homogjene. Ngrohim vajin në tigan në temperaturë mesatare. Me lugë formojmë qofte dhe i skuqim një e nga një, derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët.

MC/Shqiptarja.com