Gjenden të vrarë dy vëllezërit e zhdukur/Viktimat ishin hedhur në një kanal vaditës në fshatin Zvirinë

10 Dhjetor 2020, 15:30 | Përditesimi i fundit: 2020-12-10 16:58:59

Familjarët e dy vëllezërve gjetur të vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në një kanal vaditës në fshatin Zvirinë në Maliq e kanë denoncuar zhdukjen e tyre në Komisariatin e Policisë së Pogradecit.  

Kujtojmë se policia e Korçës njoftoi sot se vëllezërit janë larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë që prej datës 7 dhjetor.

Një tjetër detaj i zbuluar nga gjendja e rëndë është fakti se ka qenë një banor i fshatit që ka zbuluar trupat dhe ka njoftuar policinë, e është vënë menjëherë në lëvizje.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur janë identifikuar trupat e vëllezërve.