Masat kufizuese jepen me telefon nga Rama? Koraqi në Report Tv: Kemi muaj pa folur me kryeministrin! Në shtator rritje të rasteve me COVID, por s’do ketë mbyllje totale

26 Korrik 2021, 22:06

TIRANË- Shefi i shërbimit të Mikrobilogjisë, Andi Koraqi ka hedhur poshtë mundësinë që të ketë një mbyllje totale të vendit, si në vjeshtë e kaluar për shkak të variantit të ri Delta, edhe pse shprehet i bindur se në shtator do të ketë një rritje drastike. Megjithatë, në studion e Report Tv në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ai tha se rritja e rasteve nuk do të jetë në përmasa drastike. Kjo për shkak edhe të procesit të vaksinimit, që sipas Koraqit në vendin tonë ka ecur me ritme të mira.

“Është shumë i rëndësishëm niveli i vaksinimit dhe ne kemi ecur mirë dhe rritja nuk do jetë drastike që të kërkojë mbyllje totale të vendit. Dalja e varianteve të reja nuk e respekton më termin e imunitetit të tufës. Vaksinimi maviv na bën që të mos kemi raste të rënda dhe vdekje”, tha Koraqi.