Një çift nga Lezha janë në kërkim të vajzës, që i bëri prindër për herë të parë. Foshnja me emrin e rrallë, Metër, u lind më 13 qershor të vitit 1968, në shtëpi në Kashnjet të Lezhës, kur babai ishte duke kryer ende shërbimin ushtarak. Kjo histori vjen e rrëfyer nga Ndue Kuçaj në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Ai rrëfen se vajza u lind nën peshë dhe infermieret në fshat i thanë nënës Dila se duhej të dërgohej në spitalin e Shkodrës. Për shkak të kushteve jo të mira shëndetësore, nënë nuk e shoqëroi dot foshnjën, por qëndroi në banesë. Një javë, pasi vajza ishte dërguar, papritur, një telegram nga spitali i Shkodrës mbërrin në familjen Kuçaj ku thuhej se foshnja kishte ndërruar jetë.’Në shkurt të vitit 1968 ne u martuam dhe në fund të atij viti më morën ushtar. Gruaja ishte shtatzënë, ndërsa asokohe jetonim në Kashnjet të Lezhës. Në 13 qershor të vitit 1969 nusja lindi në shtëpi. Infermierët thanë se fëmija ishte nën peshë dhe si i tillë duhet ta dërgonin në spital, 10 ditë pasi lindi. Nëna nuk e shoqëroi sepse kishte probleme pas lindjes, ndërsa unë isha ende ushtar. Bashkëshorten e lanë aty, nuk shkoi kush më sepse ishte shumë larg. Një javë më pas vjen një telegram ku thuhej se vajza ka ndërruar jetë. Babai dhe vëllai im kanë shkuar në spital, por atje i thanë se foshnja ishte varrosur nga personeli, por vendin nuk ua treguan. Babai nga studio e programit e ka të vështirë të kujtojë ditën, kur pasi u kthye nga ushtria nuk e gjeti të bijën e porsalindur në shtëpi, ndërsa një lot i rrëshket në faqe. Cifti nuk e besoi kurrë se vajza kishte ndërruar jetë, por se nga kërkimet Ndue ka mundur të mësojë se në të vërtetë foshnja ishte dërguar në befotrofin e Shkodrës dhe jo në spital. ’Kur u ktheva nga ushtria mezi prisja të shija vajzën, kur mësova lajmin nuk e mbaja dot vehten. Kam kërkuar shumë për të mësuar të vërtetën dhe zbulova se vajza ishte dërguar në befotrof. Nuk shkova të kërkoja kurrë. Tani mora guximin ta kërkoj’. Pasi dëshpërimit për fëmijën e tyre të parë, ata i vendosën të njëjtin emër edhe vajzës së tyrë të dytë, që erdhi në jetë pak kohë më pas, por që fatkeqësisht ndërroi jetë. ’Emri i vajzës është i trashëguar prej shekujsh. Edhe vajzës tjetër këtë emër i vura por nuk jetoi pas lindjes. Donim ta trashëgonim këtë emër por nuk mundëm. Jam baba i dy djemve jam i plotësuar. Jemi bërë gjyshër’.Ndue dhe Dil Kucaj janë prindër të dy djemve si dhe janë bërë gjyshër, por pengu i jetës është vajza, për të cilën janë në kërkim prej 51 vitesh.
Mashtrimet në komunizëm në ‘Pa Gjurmë’,u thanë:Vajza vdiq në spital,zbulohet se u dërgua në befotrof
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor 2025, 17:55

