Mbërrin dëshmia shokuese pas 30 viteve zhdukje/’E gjeta duke qarë,e kishin braktisur në pyll’

8 Qershor 2022, 18:47

Agron Mehalla nga fshati Mollas i Cërrikut është ky 47-vjeçar, i cili kërkohet në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ nga familjarët e tij. Ai humbi gjurmët nga Kozani i Larisës, teksa bashkë me 3 kushërinjtë dhe një bashkëfshatar, kishin kaluar në këmbë nga pika kufitare e Kapshticës. Ata janë ndalur në vendin e quajtur Fillorinë, ku kanë kaluar orët e vona të mbrëmjes në një pyll, ndërsa katër nga bashkëudhëtarët kanë hyrë për të fjetur në një godinë të braktisur, ndërsa Agroni nuk ka pranur. Nga frika se mos pikasej nga policia ai ka kërkuar të kalojë natën jashtë, ndërsa e ka zënë gjumi pranë një mullari. Rreth orës 12 natës në zonë ka mbërritur policia, e cila ka kapur në këtë banesë katër emigrantët shqiptarët. Këta të fundit kthehen në Shqipëri, pa mundur të mësojnë se ku kishte përfundur Agron Mëhalla. Pikëpyetje të mëdha grihen nga familjarët, për zhdukjen e të riut, pasi të vetmit dëshmitarë të asaj natë kanë dhënë dëshmi kontradiktore rreth ngjarjes, me dyshimin se atë natë janë dëgjuar edhe të shtëna me armë. Për 47-vjecarin i cili humbi gjurmët, kjo zonë nuk ishte e panjohur pasi për të ishtë herë e katërt që kalonte kufirin. Ai u nis pa aprovimin e prindërve, por me garancinë që i dhanë kushërinjtë, se me të mbërritur ai do të fillonte punë tek pronrai i tyre grek në Kozani të Larisës. Me t’I kthyer në Shqipëri, për 6 muaj me radhë kushërinjtë nuk u dhanë asnjë informacion familjarëve të Agronit përsa çfarë kishte ndodhur atë natë në mes të pyllit. Ata nuk pranuan t’u tregonin as vendin ku ndodhi ajo ngjarje edhe pse Gazmend Mehalla e ka kërkuar me insistim të dijë vendin ku u zhduk i vëllai i tij. Djali i madh i familjes Mëhalla u mungon të gjithëve, prindërve, 5 motrave dhe vëllait më të vogël, i cili ishte foshnje kur Agroni u zhduk dhe sot kërkon ta gjej e të njoh për herë të parë imazhin e tij. Kjo është e vetmja foto që famikja disponon, foto e shkrepur në 1991 kur Agroni ishte një 16-vjeçar. Dëshmitari: Atë çunin që thoni ju, Agron Mëhallën, e kemi, jo e kemi parë, por e kemi marrë një natë dhe kemi shkuar te Ura e Kozanit. Unë me disa shokët e mi dhe e kemi lënë atje. Ai më tha që “jam këtu për të punuar çoban”. Te Ura e Kozanit në Greqi. Gazetari: Në çfarë viti bëhet fjalë? Dëshmitari: Në vitet 1992-1993, një diçka e tillë kështu Gazetari: Dhe çfarë ju tha më shumë? Dëshmitari: Ai po qante, ishte shumë i vogël, po ai çun që del aty në televizor dhe më thotë “më lanë shokët në mes të rrugës, aman”, dhe po qante. Dhe e kemi marrë, atë natë e kemi mbajtur, unë e kam mbajtur si fëmijën tim, se ai shoku im nuk kishte fëmijë. Ata dy çunat e tjerë ishin çuna të vegjël dhe i thashë që do e mbajmë këtë çunin dhe do e respektojmë. Sa do rri, një natë me ne, do vazhdojë rrugën me ne. Ku do ky? Te Ura e Kozanit, atje e kemi lënë. E kemi lënë atje, po se si vazhdoi, se ne vazhduam rrugën se ikëm në Larisa të Greqisë në atë kohë. Gazetari: Që atë moment nuk keni asnjë informacion? Dëshmitari: Jo jo informacion nuk kam unë për atë, por e mbaj mend, ai çun që del në televizor aty, për emër se kam marrë, për Agron Mëhalla, e ke parasysh? Gazetari: Po Dëshmitari: Si fytyrë që po qante më erdhi keq mua si person, më erdhi keq dhe thashë ky është ai djal që kërkojnë, familja