Mbështetja buxhetore për shkollat shqipe në diasporë, studiuesja Bejko: Marrëveshja ende në letër! Abetarja e përbashkët me Kosovën, arritje

18 Dhjetor 2022, 18:59

Kosova dhe Shqipëria ende s’kanë një buxhet të përbashkët për shkollat e mësimit shqip jashtë vendit. Adriana Bejko, e cila mban titullin “Ambasadore e Kombit” për “Report Tv” tha se marrëveshja është nënshkruar 8 vite më parë, por ende s’ka gjetur zbatim.