Shtyhet vendimmarrja për fletën e votimit, Celibashi kërkon 24 orë kohë për të sjellë vetëm një variant! Debate në mbledhje për kompetencat

30 Mars 2021, 15:15 | Përditesimi i fundit: 2021-03-30 22:32:25

TIRANË- E marta pritej të shënonte përcaktimin e modelit të fletës në cilët qytetarët do të votonin më 25 prill, por pas 2 orësh, mbledhja e KQZ u mbyll pa një vendim.

Vendimi i kryekomisionerit për t'i dërguar Komisionit Rregullator 3 modele fletësh votimi dhe jo 1, bëri që anëtarët e Rregullatorit dhe përfaqësuesit e opozitës, t'i jepnin 24 orë kohë Celibashit për të propozuar vetëm një model  të fletës së votimit.