Më birësuan në Berat, historia e pabesueshme e fëmijërisë së Evës

14 Janar 2023, 22:18

Dy histori nga ato që të mbajnë mbërthyer pas ekranit vijnë sërish këtë të shtunë në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin Eva Dori, gazetarja e njohur shqiptare tregon jetën e saj në 10 vitet e fundit në Amerikë dhe pëpjekjet e mëdha për të ruajtur fort traditën e kulturën shqiptare. Gerta Cami, vajza duarartë, veshjet e së cilës kanë udhëtuar në të gjithë botën ndan me publikun rrugën e saj drejt suksesit. Një mbrëmje për të mos u humbur, me një mesazh nga e madhja ikonë e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa